Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Protesta të dhunshme në Bejrut para mbajtjes së konferencës të donatorëve

Protesta të dhunshme në Bejrut para mbajtjes së konferencës të donatorëve

Protesta të dhunshme janë mbajtur në rrugët e Bejrutit, pak kohë para se të mbahet një video-konferencë, që ka për qëllim mbledhjen e fondeve, për të ndihmuar Libanin pas shpërthimit të fuqishëm të 4 gushtit.

Më 4 gusht, në zonën e portit në Bejrut, pas një shpërthimi të fuqishëm u vranë të paktën 160 persona dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, janë nikoqirë të kësaj konference, që ka për qëllim të mbledhë donatorët, për të siguruar fonde që do të ndihmonin Libanin të përballej me pasojat që ka shpërthimi i 4 gushtit.

Presidenti francez, Macron më 6 gusht vizitoi kryeqytetin e Libanit, Bejrutin dhe pa nga afër shkatërrimet që la shpërthimi. Po ashtu, ai pa edhe zemërimin e njerëzve të cilët e kanë përshkruar udhëheqësinë e Libanit si “terroriste”.

Më 8 gusht, në protestuesit rrethuan institucionet qeveritare dhe u përleshën me forcat policore të cilët hodhën gaz lotsjellës dhe përdorën plumba gome ndaj protestuesve.

Një polic u vra në këto përleshje. Qindra njerëz të tjerë u plagosën. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe bën thirrje që të dënohen të gjithë përgjegjësit e shpërthimit në Bejrut./tch

Exit mobile version