Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Protesta Pro-Palestinës ndërpret ngjarjen e 50-vjetorit të Microsoft

Protesta Pro-Palestinës ndërpret ngjarjen e 50-vjetorit të Microsoft

A pro-Palestinian demonstrator Ibtihal Aboussad is escorted away by security

Një protestë pro-palestines nga punonjës të Microsoft ndërpreu festën e 50-vjetorit të kompanisë, në shenjë kundërshtimi ndaj bashkëpunimit të industrisë së teknologjisë me ushtrinë izraelite në fushën e inteligjencës artificiale.

Protesta nisi të premten, ndërsa CEO i inteligjencës artificiale në Microsoft, Mustafa Suleyman, po prezantonte përditësime mbi produktet dhe vizionin afatgjatë për asistentin AI të kompanisë, Copilot, përpara një audience ku ndodheshin bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, dhe ish-CEO, Steve Ballmer.

“Mustafa, turp të kesh,” bërtiti punonjësja e Microsoft, Ibtihal Aboussad, ndërsa i afrohej skenës dhe Suleyman ndërpreu fjalimin e tij.

“Ti pretendon se kujdesesh për përdorimin e AI-së për të mirën, por Microsoft shet armë të bazuara në AI për ushtrinë izraelite. Pesëdhjetë mijë njerëz kanë vdekur dhe Microsoft po fuqizon këtë gjenocid në rajonin tonë,” deklaroi ajo.

Microsoft employee INTERRUPTS 50th anniversary over Gaza AI genocide
Exit mobile version