Organizatorët e protestës për Almir Aliun lexuan kërkesat e tyre. Ata kërkojnë që e tërë procedura gjyqësore të filloj nga e para.
“Për këtë shkak ne qytetarët do të iniciojmë kallëzim penale për: Prokuroren Gordana Kusigrska, për shkak keqpërdorim të detyrës.
Përgjegjësi nga Branisllav Stefanovski, neuro psikiatër dhe Zoja Babinkovska për kryerjen e ekspertizës në kundërshtim me ligjin për ekspertizë. Shkarkim dhe përgjegjësi të gjykatës Maja Denkovska.
Shkarkim dhe përgjegjësi për Teuta Bediu Ramadani, për shkak mos pranimit të kërkesës për shkarkimin nga lënda e prokurores Kusigerska.
Shkarkim të gjithë prokurorëve publik të kolegjiumit të Prokurorisë së Maqedonisë: Aco Kolevski, Bashkim Besimi, Ferat Elezi, Ismail Dardhishta, Liljajn Spaspovska, Anita Topallova, Vllatko Gorgievski, Xhelal Bajrami”, u tha nga organizatorët, raporton SHENJA. Ata po ashtu kërkuan edhe shkarkim urgjent të Prokurorit Publik, Lubomir Joveski për shkak se sjell vendimi identike si Zvërlevski.
“Jovevski është reforma juaj, Joveski nuk është reformë. Kërkojmë përgjegjësi nga Qeveria e Maqedonisë dhe Zoran Zaev. Ai jo vetëm që si realizoi reformat në gjyqësor, por lejuan që drejtësinë ta ndajnë gjykatësit e korruptuar. Kërkojmë drejtësi për Almirin. Pa drejtësi nuk ka paqe. Pa përgjegjësi nuk ka paqe”, u tha më tej, raporton SHENJA.
Nëna e Almirit Mixhevere Kasumi para protestuesve tha se në protestë nuk është vetëm për fëmijën e saj, por për të gjithë fëmijët që rrezikohen nga ai kriminel të cilin shteti po e len të lirë, raporton SHENJA.
“Almiri im nuk do të kthehet, por të paktën, fëmijët e juaj të jetojnë të lirë. Sepse djalit tim ja ndaloi rritjen duke pambushur ende katër vjet. Almiri nuk dinte të bënte dallime etnike. Ai kishte ëndrra të shkonte në shkollë, të lozte me shokët por fatkeqësisht një kriminel me dashje ja ndaloi. Ne luftuam për gjuhën shqipe do të luftojmë edhe për padrejtësitë që i bëhen shqiptarëve sepse fëmijët tanë nuk po arrin ta gëzojnë gjuhën e tyre, duke na vrarë e kthyer në aksidente.
Prokurores Kusigerska i them se unë nuk kam nevojë për keqardhjen tënde, nga ty deshta vetëm drejtësi për djalin tim por ajo më vrau për të dytën herë. Por drejtësia do të vij një ditë sepse vrasësi nuk do të jetojë asnjëherë i qetë”, ka thënë nëna e Almirit të vogël para protestuesve, raporton SHENJA.