Protesta nesër në orën 16:30, pritet të bashkohet edhe opozita

Kryetari Demokrat Lulzim Basha pritet të nisë një mbledhje të jashtëzakonshme me kryesinë e partisë dhe ish-deputetë të grupit parlamentar, lidhur me situatën e krijuar në vend, pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Mbledhja e parashikuar në orën 18:00 është shtyrë, ndërsa Basha u pa të ulet së bashku me kryetaren e LSI, në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”, në shenjë proteste kundër aktit të ndërmarrë nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës.  Basha u bëëri thyrrje qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve, që të derdhen në rrugët e qytetit.

Sikurse është njoftuar deri në këto momente në media, opozita pritet t’i bashkohet gjatë ditës së nesërme protestës së paralajmëruar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në orën 16:30.

“Nesër në 16:30 thërret në protestë të gjithë shqiptarët, se mbrëmë natën kur u shemb godina ne ishim brenda. Ju ftoj që ta shpëtoni fatin tonë të përbashkët, se kur jemi bashkë do jetë e vështirë për të na mposhtur. Kemi kaluar në diktaturë, përballë ministrisë së Brendshme se na tentuar për vrasje. Po protestojmë kundër vrasjes. Nuk do kërkojmë leje, sendet tona i kemi brenda, nuk kemi pse të kërkojmë leje, i kemi shkëputur marrëdhëniet me qeverinë. kemi video, mua më kapën brenda në godinë, shkelën me këmbë një zonjë që u rrëzua, na gjëmuan, na ndoqën, na nxorën me dhunë dhe meqë ishte errësirë na dhunuar. policia po gënjen haptazi për të shtrembëruar atë që ndodhi. Ftojmë nesër popullin e Tiranës që të shpëtojmë fatin tonë, kundër tentativës së vrasjes”, tha Edmond Budina duke njoftuar protestën./Opinion.al