Protesta në Londër dhe Stamboll në përkrahje të sirianëve në Alepo

Mesazhet e postuara në rrjetet sociale nga sirianët në Alepo, kanë motivuar mijëra protestues nëpër kryeqytetet më të mëdha të botës kundër regjimit të Asadit

“Po pres vdekjen”, është ky një nga mesazhet e postuara në rrjetet sociale nga një banor i Alepos, që pushtoi mediat gjatë ditës së sotme.

Protesta të shumta duke u solidarizuar me banorët, kanë shpërthyer në kryeqytete të mëdha të botës.

Qindra protestues kanë dal në rrugët e Londrës duke bërë thirrje për ndërhyrje për t’i ruajtur civilët të cilët po bëjnë thirrje për ndihmë.

Protesta kanë shpërthyer edhe në Stamboll të Turqisë me kërkesat e njëjta.