Dhjetëra izraelitë u mblodhën pranë rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jerusalem për të protestuar kundër përpjekjeve të tij për të shkarkuar kreun e sigurisë së brendshme, Ronen Bar, dhe për të kërkuar kthimin e pengjeve nga Gaza.
Pasi Gjykata e Lartë bllokoi shkarkimin e Bar-it, qeveria e Netanyahut nisi procedurat për të larguar Prokuroren e Përgjithshme.
“Është e paprecedentë që qeveria të injorojë ligjin,” tha Tamara Hess, një mësuese universitare 60-vjeçare. Ajo shprehu shqetësimin se shteti mund të shpërbëhet për shkak të veprimeve të qeverisë.
Ndërkohë, Raphael Arcade nga grupi i paqes “Standing Together” e quajti situatën një përpjekje për të shkatërruar institucionet demokratike të Izraelit. /mesazhi