Mijëra izraelitë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër vendimit të qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu për të rifilluar sulmet ajrore në Gaza.
Protestuesit shprehën shqetësimin se vazhdimi i luftës mund të rrezikojë lirimin e pengjeve të mbetura që mbahen nga Hamasi. Aktualisht, 59 pengje ende nuk janë liruar, ndërsa besohet se 24 prej tyre janë ende gjallë.
Vendimi për të rifilluar konfliktin ka nxitur më tej demonstratat antiqeveritare, me akuzat ndaj administratës së Netanyahut se po e zgjat luftën për arsye politike.
Sulmet ajrore të fundit kanë shkaktuar më shumë se 590 viktima palestineze, duke e përkeqësuar më tej situatën humanitare dhe duke thyer marrëveshjen e armëpushimit. Ndërkohë, numri i fëmijëve të vrarë gjatë këtij konflikti vazhdon të rritet në mënyrë alarmante. /mesazhi