Kanë shpërthyer protesta masive në Australi, kundër kufizmeve anti-Covid të vendosura së fundmi pas rritjeve të rasteve me Covid.
Policia australiane është përplasur me mijëra protestues të dhunshëm në qytetet e Sydnei dhe Melburnit.
Në Melburn, oficerët përdorën spraj pasi një tubim prej 4,000 vetash tentuan të depërtuan rreshtin e policëve. Policia njofton se gjatë protestive janë arrestuar gjithsej 218 persona.
Në Sidnei, pasi masat e bllokimit u zgjaën me një muaj, më shumë se 1 mijë oficerë arritën të neutralizonin protestuesit e pakënaqur nga mbyllja.
Kujtojmë se mbyllja në Syndei erdhi pasi vendi regjistroi 825 raste të reja me Covid, numri më i lartë në çdo territor Australian përgjatë 24orëshit.
Në Brisbane, kryeqyteti i Queensland, u mblodhën më shumë se 2,000 protestues për të zhvilluar një marshim kryesisht paqësor. Policia në shtetin e Viktorias dënoi dhunën që shpërtheu në Melburn të Shtunën.
“Ndërsa kishte disa protestues paqësorë të pranishëm, shumica e atyre që morën pjesë erdhën me dhunën në mendje,” tha një zëdhënëse.
“Të gjithë të arrestuarit do përballen me gjoba prej 5,452 dollarë për shkelje të rregullave të Covid”, tha policia. Tre persona u akuzuan gjithashtu për sulm ndaj policisë.
Urdhrat e karantinimit në shtëpi u vendosën në të gjithë Viktorian të Shtunën në një përpjekje për të parandaluar një shpërthim në rritje të rasteve të Covid.
Protestat në Sidnei ishin më të vogla, rreth 250 persona që morën pjesë. /tiranapost