Protesta kundër kryeministrit izraelit Netanyahu në Kuds

Disa qindra qytetarë në Kuds mbajtën protesta kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit mbajtën një marsh protestues deri në rezidencën e kryeministrit izraelit në Kuds.

Të tubuarit thanë se dëshironin të shprehnin qartë zemërimin e tyre për korrupsionin në të cilin është përfshirë Netanyahu.

Protestuesit brohorisnin slogane kundër kryeministrit izraelit dhe i bënë thirrje të japë dorëheqje.

Netanyahu akuzohet për korrupsion dhe marrje ryshfeti, shkeljen e besimit dhe mashtrime por ai ka mohuar akuzat.