Në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë gjatë ditës së sotme është zhvilluar një proteste e qytetarëve e organizuar për të kundërshtuar zgjedhjen e Vuk Jeremiqit sekretar të përgjithshëm të OKB-së.
Në organizimin e kësaj proteste janë parë edhe pankarta të shumta që theksonin se ‘Serbia ende nuk ka kërkuar falje’ dhe fotografi të shumta të të zhdukurve nga lufta në Kosovës, transmeton Indeksonline.
Kurse në mesin e shumë qytetarëve janë parë edhe deputetë të ndryshëm. Ishin deputeti Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe shumë fytyra të ndryshme publike që iu bashkuan kundërshtimit të zgjedhjes së Vuk Jeremiqit.