Shumë njerëz janë tubuar jashtë një përfaqësie të kompanisë Tesla në Chicago në Ditën e Taksave, duke bërë thirrje për politika më të drejta tatimore, raporton Anadolu.
Protestuesit që mbanin pankarta dhe brohorisnin parulla kundër kompanisë, argumentuan se korporatat me të ardhura të larta duhet të kontribuojnë më shumë në taksa.
Ata pretenduan se kompanitë e mëdha të teknologjisë, përfshirë Tesla, nuk përmbushin detyrimet e tyre tatimore.
Demonstruesit ishin pjesë e një lëvizje më të gjerë që kundërshton politikat tatimore të lidhura me presidentin Donald Trump dhe shefin e kompanisë Tesla, Elon Musk, i cili shërben si kreu i Departamentit të Efiçencës së Qeverisë.
Organizatorët kritikuar shkurtimet e fundit të taksave në përfitim të miliarderëve dhe korporatave, duke argumentuar se këto masa kërcënojnë programet publike si kujdesin shëndetësor, strehimin e përballueshëm dhe nismat për sigurinë e komunitetit.
Dita e Taksave në SHBA, që bie më 15 prill për çdo vit, shënon përfundimin e sezonit të depozitimit të taksave për vitin e kaluar kalendarik, respektivisht është afati përfundimtar për individët që të paraqesin deklaratat e tyre federale të tatimit mbi të ardhurat dhe të paguajnë çdo taksë që i detyrohen Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme (IRS).







