Grupi i qytetarëve #Protestoj ka bërë të ditur se protesta e 11 me radhë, do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Përmes postimit në faqen e tyre, ata kanë bërë të ditur se nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimeve të tyre.
Ja njoftimi i tyre:
Qytetarët e Kosovës sërish protestojnë kundër sistemit politik të involvuar në krim dhe korrupsion që tashmë ka depërtuar në instancat më të larta shtetërore.
Përmes kësaj proteste qytetarët kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie politike nga të gjithë personat e përfshirë në skandalet e përgjimeve, hetim penal ndaj tyre, si dhe kërkojnë shkarkimin e bordeve dhe rizgjedhjen e tyre.
Protesta e 11 me radhë do të mbahet të enjten, me datë 06.10.2016, në ora 17:00, tek sheshi “Zahir Pajaziti”.
Siç është deklaruar më herët, protestat nuk do të ndalen deri në përmbushjen e kërkesave, për një shtet ligjor dhe demokratik, protestat do të zhvillohen çdo të enjte.