E prodhuar nga bletët për të mbrojtur kosheren, Propolis ka aftësinë për të qenë një dizifektues shumë i mirë dhe për trupin e njeriut, në veçanti për rrugët e frymëmarrjes.
Duke u marrë në doza të përdishme në të gjithë stinën e ftohtë, propolis kryen një funksion si antibiotik dhe anivirusal natyror, që mbron nga virozat e dimrit.
Propolis përmban minerale dhe vitamina të çmuara që aktivizojnë mekanizmat mbrojtëse të trupi dhe që vepron si një vakisnë e vërtetë, e tëra natyrale.
Një studim i fundit shkencor ka treguar se aktiviteti i Propolis është pikërisht i lidhur me celulat macrofage, që sulmojë mikro-organizmat invazivë.
Porpolis është aleati më i mirë kur i ftohti, ndotja dhe stresi na ekspozojnë ndaj sëmundjeve infektive dhe ftohjes. Kjo substancë, jo vetëm është barrierë kundër agjentëve patogjene, duke e bërë organizmin me fortë, por ndihmon dhe në lehtësimin e etapës kur tashmë jemi ftohur dhe përmirëson iritimet të fytit dhe të rrugëve ajrore.
Si të përdorim Propolis:
Përdorimi i Propolis këshillohet për çdo ditë deri në fillim të pranverës. Mund të zgjidhni ta përdorni në formë spray ose shurup, që janë të përshtatshme dhe për fëmijët.
Mbani mend që duhet konsumuar gjithmonë në distancë nga vaktet dhe në darkë përpara se të bini për të fjetur.