Pronari i agjencisë “Besa Trans”, Bekim Haxhiu, në një intervirstë për BNT bullgare ka dhënë detaje rreth udhëtimit të autobusit i cili u aksidentua javën e kaluar në Bullgari, ku si pasojë 45 persona e humbën jetën, përcjell Shenja.
Haxhiu konfirmon se ai dhe familja e tij kanë qenë pjesë e udhëtimit dhe se kanë udhëtuar me autobusët e tjerë. Ai më tej gjithashtu pohon se autobusi i ishte nënshtruar një kontrolli teknik para udhëtimit për në Turqi dhe ishte plotësisht funksional.
Haxhiu thotë se po bashkëpunon me autoritetet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
“Thashë me vete: pse nuk isha edhe unë në atë autobus, të vdisja edhe në autobus. E kam menduar shumë herë këtë”, tha Haxhiu për “BNT”.
Pronari i agjencisë mohon se në autobus janë vendosur tuba me karburant të vendosur ilegalisht. /shenja