Ballina Kulturë Promovohet libri “Ëndrrat e mia” i autores Vlerë Bekolli

Promovohet libri “Ëndrrat e mia” i autores Vlerë Bekolli

Në ambientet e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë është bërë promovimi i librit “Ëndrrat e mia” e autores Vlera Bekolli, nxënëse e kësaj shkolle.

Në promovimin e librit u vlerësua puna dhe talenti i nxënëses Bekolli.

Drejtoresha e shkollës vlerësoi punën dhe përkushtimin e autores, duke e cilësuar librin një arritje të madhe për një nxënëse kaq të re.

Ndërsa, kujdestarja e klasës, Gëzime Azemi gjithashtu, shprehu krenarinë e saj për Vlerën dhe e inkurajoi atë të vazhdojë me pasionin për shkrim.

Në fund, vetë Vlera foli për frymëzimin që e çoi drejt krijimit të këtij libri dhe emocionet që ndjeu gjatë procesit.

Klasa VII/2 kishte përgatitur një dhuratë simbolike për Vlerën dhe ceremonia përfundoi me një koktej rasti nga familja e Vlerës.

“Ky promovim sipas njoftimit ishte një dëshmi e përkushtimit të shkollës sonë për të mbështetur dhe inkurajuar talentet e reja. Me aktivitete të tilla, ne synojmë të krijojmë një mjedis ku çdo nxënës mund të zhvillojë pasionet e tij dhe të përmbushë potencialin që ka. Shkolla do të vazhdojë të përkrahë dhe të promovojë të rinjtë që duan të ndjekin ëndrrat dhe ambiciet e tyre, duke u bërë një platformë e vërtetë për zhvillimin e talenteve dhe krijimtarisë.”, thuhet në njoftimin e shkollës ku Vlera vijon mësimet. /teve1.info/

Exit mobile version