Ballina Lajmet Kosovë Prokuroria Speciale thotë se për sulmin në Ibër- Lepenc janë shoqëruar 10...

Prokuroria Speciale thotë se për sulmin në Ibër- Lepenc janë shoqëruar 10 persona të dyshuar

Prokuroria Speciale ka njoftuar se deri më tani 10 persona janë shoqëruar si të dyshuar për sulmin terroriste në Ibër-Lepenc.

Prokuroria me këtë rast ka dhënë edhe detaje shtesë.

“Me këtë rast në stacionin policor janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për veprat penale: “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve Publike”, “Kryerja e veprës terroriste”, “Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve. Me vendim të prokurorit dy prej tyre, me inicialet D.V. dhe D.M. nga komuniteti serb, janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt”.

Ndërkaq, më 1 dhjetor 2024 me vendim te Prokurorit është ndaluar edhe i dyshuari J.V nga komuniteti serb, i cili ishte në kërkim lidhur me këtë vepër penale. Në shtëpinë e të njëjtit është kryer kontroll, ku janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm i armëve dhe pajisjeve tjera. Veprimet hetimore për këtë rast janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim.

Pas sulmit në kanalin që furnizon KEK-un me ujë, kanë reaguar autoritetet vendore e ambasadorët e QUINT-it.

Përveçse e dënuan sulmin, ambasadorët shprehën mbështetjen e vendeve të tyre për Kosovën dhe kërkuan që autorët e sulmit të dalin sa më shpejt para drejtësisë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti thirri konferencë urgjente, e më pas u takua me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani. Në orët e para të mëngjesit të sotëm u mblodh edhe Këshilli i Sigurisë.

Exit mobile version