Ballina Lajmet Kosovë Prokuroria Speciale ka ngrit aktakuzë ndaj dy personave për krime lufte

Prokuroria Speciale ka ngrit aktakuzë ndaj dy personave për krime lufte

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve S.S dhe M.S.

Sipas aktakuzës për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se në periudhën kohore 1998 – 1999, me dashje e në bashkëkryerje kanë kryer veprat Penale: vrasje, maltretime fizike dhe psikike, plaçkitje të pasurisë së luajtshme të popullsisë civile.

Siç njofton Prokuroria, me këtë në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale, Krimi i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”), si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

Exit mobile version