Prokuroria Speciale informon se sot, Ridvan Muharremi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.
I njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim.
Muharremi ishte arrestuar në gusht të vitit të kaluar.
Si pronar i restorantit “Bukë e Zemër”, ai ishte dyshuar për lidhje të afërta me ministren Hajdari dhe kryeministrin Kurti në aferën e keqpërdorimit të rezervave shtetërore.