Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë, të pandehurit A.Gj., D.N., dhe E.Q.
Të njëjtit dyshohet se në cilësine inspektorëë të ATK-së kanë marrë rryshfet.
“Për shkak të dyshimit të bazuar se në cilësin e Inspektorëve të ATK-së, në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kishin kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve, me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se në lidhje me rastin është kryer bastisje në tri lokacione.
“Prokuroria Themelore Gjakovë, ka ndërmarr veprime hetimore, duke zbatuar edhe masat e veçanta hetimore, ndaj të njëjtëve. Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore Gjakovë, dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore Gjakovë, me dt.20.01.2025, është kryer bastisje në tri (3) lokacion të ndryshme. Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton se ndaj të pandehurve A.Gj., D.N., dhe E.Q., brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente”, thuhet në komunikatë për media.