Prokuroria: Mbetjet e aeroplanit të rrëzuar janë dorëzuar për ekspertizë

Gjatë ditës së djeshme ka mbaruar incizimi me dron i vendit ku ka ndodhur rrëzimi i aeroplanit në afërsi të fshatit Kozhle. Incizimet janë përgatitur dhe dorëzuar për veprim të mëtutjeshëm në Prokurorinë Themelore Shkup. Nga Prokuroria thonë se këta incizime së bashku me materialet tjera do të jenë lëndë e analizave të Prokurorëve publik dhe personave profesional nga ekipi i formuar për hetim të aksidentit.

Gjatë ditës së djeshme në Institutin për Mjekësi Ligjore janë dërguar trupat e gjashtë personave që humbën jetën në aksidentin.

Me urdhër të Prokurorit Publik do të zbatohet procedurë për identifikimin e tyre nëpërmjet ADN analizës.

Sot në vendin e ngjarjes ekipe po punojnë në grumbullimin e pjesëve të aeroplanit të cilët gjatë ditës së djeshme janë shënuar dhe siguruar. Mbetjet dhe materiali tjetër do të dërgohen në lokacion të siguruar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, ku persona kompetent do të bëjnë ekspertizën e duhur. /SHENJA/