Ballina Lajmet Kosovë Prokuroria jep detaje për shpërthimin në Zubin Potok

Prokuroria jep detaje për shpërthimin në Zubin Potok

Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dalë tashmë në vendin ku ka ndodhur shpërthimi në Zubin Potok.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni, ka bërë të ditur se prokurori është në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, si edhe me Prokurorinë Speciale dhe Njësinë antiterrorit.

“Mmund të konfirmoj është se pas ngjarjes prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipet e Policisë, është në kontakt dhe bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale dhe Policinë. Gjithashtu, është duke u punuar per zbardhjen e te gjitha rrethanave te ketij rasti”, tha ai për Tëvë1.

Mbrëmjen e sotme një shpërthim dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ka ndërprerë furnizimin me ujë.

Exit mobile version