Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dalë tashmë në vendin ku ka ndodhur shpërthimi në Zubin Potok.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni, ka bërë të ditur se prokurori është në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, si edhe me Prokurorinë Speciale dhe Njësinë antiterrorit.
“Mmund të konfirmoj është se pas ngjarjes prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipet e Policisë, është në kontakt dhe bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale dhe Policinë. Gjithashtu, është duke u punuar per zbardhjen e te gjitha rrethanave te ketij rasti”, tha ai për Tëvë1.
Mbrëmjen e sotme një shpërthim dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ka ndërprerë furnizimin me ujë.