Prokuroria është duke e hetuar Murat Mehen

Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke e hetuar shumë të përfolurit për çështjen e shënimit të vije kufitare në mes të Kosovës e Malit të Zi, Murat Mehen. Veç se, ai nuk është duke u hetuar si kryetarit i Komisionit për përcaktimin e pikës kufitare me Malin e Zi.

Hetimi ndaj tij është duke u zhvilluar si drejtor i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, me dyshimin se ka kryer veprën penale “mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë si zyrtar i shtetit”.