Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka pritur të hënën në takim pune, David Schwendiman, kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar me të cilin ka diskutuar për organizimin, funksionet, kompetencat dhe juridiksionin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Lumezi, ka theksuar gatishmërinë e tij për të kontribuar në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë dhe i ka ofruar kryeprokurorit Schwendiman bashkëpunim të plotë nga ana e tij.
Ai ka shtuar se prokurorët nga Prokuroria Speciale e Kosovës, me qëllim të përmbushjes së mandatit të kësaj prokurorie do t’i ofrojnë bashkëpunim Zyrës së Prokurorit të Specializuar, sa herë që do të jetë e nevojshme.