Prokuroria e Krimeve të Rënda kontroll në shtëpinë e Tahirit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur kontrollin e shtëpisë së ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kanë qenë 4 oficerë të Policisë Gjyqësore të kësaj prokurorie të cilët kanë mbërritur rreth orës 14.00 në shtëpinë e deputetit.

Kontrolli vjen një ditë pasi Parlamenti votoi kundër dhënies së autorizimit për arrestimin e Tahirit, dhe pro heqjes së imunitetit.