Prokuroria Publike ka ngritur dy pista hetimi për aksidentin e mbrëmshëm. Përveç faktorit njeri, që në këtë rast është shoferi, ata urdhëruan që autobusit t’i kryhet kontroll teknik i detajuar nga Fakulteti i Makinerisë. Nga hetuesia thonë se dy prokurorët po punojnë intensivisht në vërtetimin e të gjitha provave që do të zbulonin shkaqet e aksidentit.
Menjëherë pas aksidentit prokurori publik realizoi një bisedë me shoferin, por ai ka nuk ka dhënë detaje relevante për ngjarjen. Analizat e gjakut dhe të urinës flasin se në momentin e aksidentit tek vozitësi nuk është regjistruar prezenca e alkoolit, barnave apo substancave psihotrope”- thonë nga Prokuroria Themelore Publike.
Më kërkesën e tabulateve nga operatorët mobil, prokuroria do të vërtetojë nëse vozitësi në momentin e aksidentit ka shfrytëzuar telefonin celular.
Nga Kompania “Durmo Tours” thonë se shoferi Manoil Trifunovski, është i hospitalizuar në Repartin e kirurgjisë në Klinikën “8 Shtatori”. Këtë e konfirmuan edhe familjarët, të cilët tregojnë për Alsat se gjendjen shëndetësore e shoferit nuk është e mirë. Ndërsa drejtori i Spitalit Hristijan Kostov gjatë ditës tha se shoferi është në gjendje stabile edhe është lëshuar në mjekim shtëpiak.
Kur bëhet fjalë për shoferin, ai ka lëndime të lehta trupore dhe është lëshuar në mjekim shtëpiak që dje, pasi iu bënë ekzaminimet e duhura, ai është në gjendje stabile dhe është lëshuar në kurim shtëpiak, më pas shërbimet e MPB-së kanë kontakt me atë”- pohoi Hristijan Kostov, drejtor i Klinikës “8 Shtatori”.
Nga kompania “Durmo Turs” thonë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt.
Autobusi ka qenë i prodhuar në vitit 2001, teknikisht çdo here ka qenë i kontrolluar dhe regjistrimin e fundit e ka bërë një muaj më parë”- theksojnë nga Kompania “Durmo Tours” – Gostivar.
Dëshmitarët e rastit rrëfejnë momentet tragjike të 13 shkurtit.
“Nuk mund të përshkruhet me fjalë gjithë ajo që kemi pa, pjesë të njerëzve që i kishte kapur autobusi, dikë prej në mes dikë prej në qafë. Disa të gjallë, disa të vdekur. Është tmerr ajo që kemi përjetuar. Kemi marr një buldozer të madh dhe e kemi ngritur autobusin, kjo ishte mënyra e vetme për t’i nxjerrë të gjithë udhëtarë të zënë nga autobusi”
“Kur erdhëm këtu, 3-4 vetë kishin dal jashtë atyre iu dhamë ndihmë, poshtë rrugës së vjetër ishin të zënë gjithë të tjerët nga gërmadhat e autobusit. Pastaj erdhën katundarët”
Kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së të mbijetuarve deklaroi se masat janë ndërmarrë që dje dhe do të vazhdoj të hetohet rasti, për të gjetur shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
Supozoj që shoferi është personi që mund të jep informacione serioze, por edhe të lënduarit. Posa të kaloj faza e parë e kujdesit të shëndetit të të gjithëve, sigurisht që hetimi do të vazhdoj”- tha Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë.
Drejtori i Inspektorati shtetëror për transport, Rufat Huseini tha se Inspektorati mund t’i bllokoj licencat vetëm në rast se nuk respektohen oraret e relacioneve dhe jo për çështje tjera.
Të gjitha automjetet, të cilat marrin licencë për transport në ministri, dorëzojnë dokumentacion dhe pa i plotësuar ato kushte nuk mund të marrin licencë. Sa i përket sigurisë në komunikacion automjetet komtrollin e bëjnë në stacionet për Kontrollim Teknik dhe ajo është kompetencë e MPB-së”- pohoi Rauf Huseini, drejtor i Inspektorati shtetëror për transport.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kompanisë “Durmo Tours” i ka dhënë licencë për transportin e udhëtarëve në relacioni Gostivar-Shkup deri në vitin 2020 dhe licencë tjetër për anasjelltas të vlefshme deri më 18.02.2023.