Projekti i Xhamisë së re në Prishtinë prezantohet para asamblistëve

Kuvendi komunal i Prishtinës, në mbledhjen e sotme është duke diskutuar në lidhje me xhaminë e re në lokacionin afër Postës në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se procesi i ndërtimit të kësaj xhamie nuk do të kthehet në pikën zero mirëpo do të ecet përpara me të, shkruan arbresh.info.

Ndërkaq, sekretari i BIK-ut, Resul Rexhepi tha se Prishtina është kryeqyteti i vetëm që nuk ka xhami qendrore.

Pas këtyre diskutimeve është bërë edhe prezantim i projektit të xhamisë që parashihet të ketë parkingje nëntokësore dhe dyqane.

Projektin mund ta shihni në videon më poshtë.