Qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, nën masat anit-Covid, sot kanë votuar për kryetarin e tyre, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e ardhshme komunale të vitit 2021.
Vendvotimet në dy këto dy komuna janë mbyllur në ora 19:00.
Ndërkaq, profesori universitar Armend Muja së bashku me Riinvest ka bërë një projeksion të rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës.
Sipas tij, fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë pa balotazh është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.
Përqindja sipas projeksionit:
Vetëvendosje ka marrë 50.02 % të votave, LDK 40.11%, dhe PDK 9.87 %.
Muja ka treguar për mënyrën e funksionimit të këtij projeksioni, i cili ka nxjerr fitues LVV-në.
“Është studim që mbështetet në katër analiza. E para ka të bëj me të dhënat e opinionit publik, se si opinioni publik e ka pa Podujevën në gjashtë muajt e fundit. E dyta lidhet me te dhënat, të gjitha ato që i ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ato janë faktorizu mandej. Pastaj, projeksioni i bazuar në Beizian, ne i themi Bizian, edhe nga të gjitha këto katër shtylla, secila analizë e nxjerr një rezultat i cili është i përafërt”, tha Muja.
Muja theksoi se mundësia e gabimit në zgjedhje lokale është 5 për qind, ndërsa theksoi se gjithçka lidhet edhe me numrin e votuesve të cilët dalin në zgjedhje.
“E ka një marzh të madhe të gabimit, në zgjedhje lokale është shumë më e vështirë. Në njëfarë mënyrë dje sipas të dhënave nuk do të ketë balotazh. Me këtë model, duhet të jetë 33 mijë persona, pra mbi 33 mijë votues. Këto zgjedhje në raundin e parë i fiton Bulliqi. Tek balotazhi jemi shumë ta varur nga dalja në votime. Nëse dalja është më e vogël, modeli fillon me u luhatë. Ato sondazhe komunale janë plus, minus 5 për qind. Agregohen të gjitha analizat për me ofru një rezultat pak më të përafërt. Ky është një studim, nuk është sondazh. I përfshinë edhe studentët të Kolegjit Riinvest. Për të qëndruar ky studim duhet të ketë së paku 33 mijë e 413 votues në komunë”, tha gjatë paraqitjes së projeksionit, Muja.