Me rastin e 7 dhe 8 marsit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë dhe Medreseja “Alauddin” organizuan një program të larmishëm artistik e kulturor.
Amfiteatri i shkollës ishte pregaditur për akomodimin e shumë veteranëve të arsimit, drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve të shumtë e mysafirëve të tjerë.
Programi kulturor i përgatitur nga disa shkolla të Prishtinës i dha sharmin e vet këtij programi.
Në këtë takim u ndanë edhe shumë mirënjohje për veteranë të arsimit, mësimdhënës të dalluar, drejtorë të shquar etj. Po ashtu këtu u ndanë mirënjohje dhe dhurata për tre vendet më të mira në Festivalin e Recitatorëve, që u mbajt në Medresenë Alauddin në Prishtinë. Vendi i parë i takoi nxënëses Aurorë Aliu, vendi i dytë Kasim Gërbeshi (që të dy nxënës të Medresesë Alauddin), dhe vendi i tretë Erona Mulollit, nxënëse e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Z. Salihaj, ndër të tjera, vuri në theks kontributin e vazhdueshëm të mësimdhënësve ndër vite. Ai shprehu admirimin e tij para kësaj kategorie të çmuar të shoqërisë sonë.
Drejtori i Medresesë, z. Çunaku falënderoi të pranishmit, dhe theksoi se mësuesi është piedestali i të gjithë profesioneve, kurse nënat shqiptare ishin dhe janë shtyllë e rëndësishme e shoqërisë sonë./MESAZHI/