Njerëzit i besuan atij në këtë botë para se t’i besonin botës tjetër; i besuan asaj që kishin në duar para se t’i besonin asaj që kishin në zemër; i besuan asaj që kishin para syve para se t’i besonin asaj që kishin në mendje; i besuan pasurisë para se t’i besonin shpirtit; i besuan jetës para se t’i besonin vdekjes.
Profetin a.s. e besoi bashkëshortja e tij para se ta besonte fqinji; e besoi shoku i fëmijërisë para se ta besonin të tjerët; e besuan banorët e qytetit të Mekës para se ta besonte bota.
——-
Një besimtar që nuk krijon besueshmëri, akoma nuk e ka kuptuar besimin e tij.
Hoxhë Vladimir Kera