Ballina Lajmet Kosovë Profesori Qerimi kundërshton Kurtin: Deklarata për fetë reflekton ideologjinë e tij ateiste

Profesori Qerimi kundërshton Kurtin: Deklarata për fetë reflekton ideologjinë e tij ateiste

Profesori universitar, Gëzim Qerimi, ka kundërshtuar kryeministrin Albin Kurti, në deklaratën që bëri kryeministri së fundmi, duke thënë se “fetë erdhën e shkuan, ne ende jemi këtu”.

Përmes një postimi në facebook, Qerimi u shpreh se një deklaratë e tillë është fyerje e rëndë dhe përçmim i hapur ndaj trashëgimisë fetare të shqiptarëve, sidomos islamit, shkruan IndeksOnline.

“Islami nuk “erdhi dhe shkoi”, por mbeti dhe na ndihmoi të mbijetojmë si komb gjatë periudhave më të errëta të historisë. Deklarata e Albin Kurtit reflekton ideologjinë e tij ateiste, që është e huaj për shumicën e shqiptarëve dhe e rrezikshme për unitetin e popullit dhe kombit tonë”, u shpreh Qerimi.

“Ajvalija: Ju nuk do t’i besoni çmimeve të divanëve në shitje speciale të mobiljeve!”
Divanë | Njoftime Kërkimi
by Taboola
Ky është postimi i plotë i tij:

Reagim kundër deklaratës së Albin Kurtit: “Fetë erdhën e shkuan, ne ende jemi këtu”.

Kjo deklaratë është një fyerje e rëndë dhe një përçmim i hapur ndaj trashëgimisë fetare të shqiptarëve, veçanërisht ndaj Islamit, që për shekuj ka qenë shtyllë shpirtërore dhe morale e popullit dhe kombit tonë. Islami nuk “erdhi dhe shkoi”, por mbeti dhe na ndihmoi të mbijetojmë si komb gjatë periudhave më të errëta të historisë. Deklarata e Albin Kurtit reflekton ideologjinë e tij ateiste, që është e huaj për shumicën e shqiptarëve dhe e rrezikshme për unitetin e popullit dhe kombit tonë.

Një lider që përçmon besimin e shumicës së popullit të tij minon unitetin shoqëror dhe traditën tonë ndërfetare. Ne nuk do të pranojmë kurrë retorikë që fyen vlerat tona shpirtërore dhe margjinalizon miliona qytetarë. Albin Kurti duhet të ndalojë sulmet ndaj fesë dhe të kërkojë ndjesë publike!

Exit mobile version