Profesoresha nga Kosova kursen 15 vjet për të shkuar në Haxh (Video)

Profesoresha e muzikës Ajmone Dhomi, ka kursyer para gjatë 15 vjetëve për të shkuar në Haxh.
Dhomi, e cila ka shkruar disa libra shkollorë për muzikë, thotë se jeta e saj nuk do të ndryshojë edhe pas kthimit nga Haxhi.

Ajo thotë se gjyshen e ka pasur me fakultet teologjik para 100 viteve, dhe se para 50 viteve axha i saj e ka kryer medresen.

“Kështuqë edhe familje arsimdashëse edhe besimtarë të devotshëm”, shprehet ajo për REL.

Ajo thotë se ka agjëruar e është falur, por ka pasur shumë dëshirë edhe të shkojë në Haxh.

“Ju kam friku që një ditë vjen pensioni, e komeditë qysh vijnë punët e s’kam me pasëEdit kushte materiale me shku. Kështuqë para 14-15 vjetëve këto para i kam nda në bankë dhe tash i paska ardhë kismeti me shku”, ka thënë ajo.

<iframe src=”https://www.evropaelire.org/embed/player/0/29410089.html?type=video” frameborder=”0″ scrolling=”no” width=”640″ height=”360″ allowfullscreen></iframe>