Produktet kozmetike prej të cilave duhet të kemi kujdes

Shpeshherë kur përdorim produktet kozmetike interesohemi vetëm për pjesën a do dukemi bukur, pa menduar nëse ato kanë efekte negative në shëndet. Një pjesë  e produkteve përmbajnë substanca me efekte të rrezikshme anësore, të cilat bëni mirë t’i shmangni në mënyrë që të evitoni rrezikun. Prandaj, para se të blejmë produktet, duhet të lexojmë  dhe t’i kushtojmë rëndësi përbërësve të tyre.

  1. Paraben. Kërkoni për terma si methyl, bytyl, ethyl dhe propilparaben në listën e përbërësve. Ato janë mbrojtës për të parandaluar rritjen e baktereve në produktet e ndryshme, por ndikojnë negativisht në organizëm duke çrregulluar nivelin e hormoneve.
  2. Ftalatët. Gjenden kryesisht tek parfumet, duke bërë që aroma të zgjasë më gjatë, dhe tek manikyri, por thithen shumë shpejt nga lëkura, duke çrregulluar nivelin dhe ciklin e hormoneve.
  3. Sulfatet. Lauril Sulfat Natriumi ose format e tij të jonizuara përdoren kryesisht tek shampot për të siguruar një larje më të mirë. Por ato njihen si përbërës që thajnë lëkurën, duke i hequr vajrat natyrorë, të cilët shkaktojnë thatësi, skuqje dhe irritim.

Pra, nëse lexoni këta përbërës, duhet t’i shmangni në mënyrë që mos të rrezikoni shëndetin./ Shendeti.com.al