Sipas një studimi të sapo publikuar, një numër i konsiderueshëm i fëmijëve nën moshën 5-vjeçare janë dëmtuar nga produktet kozmetike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas studimit të revistës klinike “Journal of Clinical Pediatrics” (Gazeta e Pediatrisë Klinike), i cili vëzhgoi Departamentet e emergjencave të SHBA-ve në periudhën 2002-2916, rreth 65 mijë fëmijë nën moshën 5-vjeçare u dërguan në spitale për shkak të dëmtimeve nga produktet kozmetike.
“Dëmtimet më së shpeshti ishin të lidhura me produktet nga kujdesi i thonjve (28,3 për qind), kujdesi i flokëve (27 për qind), kujdesi i lëkurës (25 për qind) dhe me produktet e aromave (12,7 për qind)”, tha studimi.
Sipas studimit, fëmijët e moshës 2-vjeçare janë dëmtuar më së shumti dhe diagnoza më e zakonshme ishte helmimi, gjegjësisht 86,2 për qind e fëmijëve të dëmtuar ishin helmuar nga produktet e kozmetikës.
Studimi po ashtu thekson se djemtë më së shumti janë dëmtuar në krahasim me vajzat dhe se 99 për qind e dëmtimeve kanë ndodhur në shtëpi.