Prodhohet kostumi që ndihmon të paralizuarit të ngrihen në këmbë

Një burrë ka qenë qenë në gjendje të lëvizë katër gjymtyrët e tij të paralizuara me një ekzoskelet të kontrolluar nga mendja.

Thibault tha se kur bëri hapat e tij të parë u ndje sikur ishte “njeriu i parë në Hënë”.

Lëvizjet e tij, veçanërisht në këmbë, janë larg përsosmërisë dhe kostumi robot mund të përdoret vetëm brenda në laborator, shkruan oranews.

Por studiuesit thonë se qasja mund të përmirësojë jetën e pacientëve.

Si funksionon?

30-vjeçari bëri një operacion ku ju vendosën dy implante në sipërfaqen e trurit, në pjesët e trurit që kontrollojnë lëvizjen.

64 elektroda në secilin prej implanteve lexojnë aktivitetin e trurit dhe dërgojnë udhëzimet në një kompjuter aty pranë.

Softueri kompjuterik i sofistikuar lexon valët e trurit dhe i shndërron ato në udhëzime për kontrollin e ekzoskeletit.

Thibault futet në ekzoskelet. Dhe kur  30-vjeçari mendon të ecë, ekzoskeleti vendos një zinxhir udhëzimesh për të lëvizur këmbët.

Dhe ai mund të kontrollojë krahët, duke i manovruar ato në hapësirë tre-dimensionale.

Si u paralizua Thibault?

I riu, i cili nuk dëshiron që t’i zbulohet mbiemri, ra nga një lartësi prej 15 metrash pas një incidenti në një klub nate katër vite më parë.

Dëmtimi i palcës kurrizore e la të paralizuar dhe ai i kaloi dy vitet e ardhshme në spital.

Por në vitin 2017, ai mori pjesë në një eksperiment të ekzoskeletit me Klinatec dhe Universitetin e Grenoble.

Fillimisht ai praktikoi përdorimin e implanteve të trurit për të kontrolluar karakterin virtual dhe më pas kaloi në ecjen në kostum robot.

Atij iu desh më tepër kohë për të mësuar sesi të kontrollonte krahët.

Thibault tha: “Ishte shumë e vështirë sepse është një kombinim i muskujve dhe lëvizjeve të shumta. Kjo është gjëja më e rëndësishme që unë bëj me ekzoskeletin.”