Një overclocker Amerikan i quajtur SAMPSON arriti të shtyjë të 96 bërthamat Zen 4 të Threadripper Pro 7995WX në frekuencën 4.8Ghz duke përdorur një pllakë amë Asus Pro WS RTX50-Sage Wi-Fi.
Falë numrit të lartë të bërthamave dhe mbështetjes për sasi të mëdha memorie, procesori më i fuqishëm i AMD Threadripper Pro 7995WX me 96 bërthama është dizajnuar për të vendosur rekord performance në mesin e procesorëve më të fuqishëm desktop.
Dhe këtë e bëri duke kapërcyer barrierën e 100 mijë pikëve në Cinebench R23 me lehtësi. Megjithatë Ryzen Threadripper Pro mund ti bëhet overclock.
Një overclocker Amerikan i quajtur SAMPSON arriti të shtyjë të 96 bërthamat Zen 4 të Threadripper Pro 7995WX në frekuencën 4.8Ghz duke përdorur një pllakë amë Asus Pro WS RTX50-Sage Wi-Fi.
Gjatë procesit procesori arriti të konsumonte 1000W energji, përtej çdo limiti që një Workstation mund të lejojë për shkak të nevojave të mëdha për ftohje.
Normalisht Ryzen Threadripper Pro 7995WX operon në frekuencën 2.5Ghz dhe një prej bërthamave mund të arrijë deri në 5.1Ghz. Një frekuencë 4.8Ghz në të gjitha bërthamat përfaqëson përshpejtim prej 92 përqind.
Si rezultat Threadripper 7995WX vendosi disa rekord në versione të ndryshme të Cinebench:
- Cinebench R23 – 161,259 pikë
- Cinebench R20 – 61,538 pikë
- Cinebench R15 – 23697 pikë
Një performancë e tillë zyrtarisht mund të konsiderohet rekord botëror