Kompania i quan të dy modelet Ryzen 9 9950X3D dhe Ryzen 9 9900X3D si “procesorët gaming më të mirë në botë.”
Në CES 2025 AMD zbuloi procesorët më të fundit gaming dhe potencialisht më të fuqishmit për desktopët. Kompania i quan të dy modelet Ryzen 9 9950X3D dhe Ryzen 9 9900X3D si “procesorët gaming më të mirë në botë.”
Në letër krahasimi është brutal: AMD thotë se çipi i saj është 20 përqind më i shpejtë në gaming sesa flagshipi Arrow Lake Core Ultra 9 285K.
AMD do të fillojë shitjet e dy procesorëve në tre mujorin e parë të 2025. Të dy çipet tejkalojnë në performancën modelin ekzistues Ryzen 7 9800X3D në frekuencë dhe numër bërthamash.
- AMD Ryzen 9 9950X3D: 16 cores/32 threads, 5.7GHz turbo, 144MB cache, 170W TDP.
- AMD Ryzen 7 9800X3D: 12 cores/24 threads, 5.5GHz turbo, 140MB cache, 120W TDP.
Për krahasim, Ryzen 7 9800X3D lançuar në fund të Tetorit ka 8 cores/16 threads, frekuencë bazë prej 4.7Ghz dhe turbo prej 5.2Ghz, 120W TDP dhe 104MB cache për 479 dollarë.
Ajo çfarë AMD mbajti të fshehtë me dy procesorët e rinj është frekuenca bazë por edhe çmimi. Kompania ka vendosur të mos ndryshojë dizajnin e Core Complex Die (CCD) nga 7950X3D. Secili prej dy CCD që akomodojnë nga 6 ose 8 bërthama secili do të ketë akses në V-Cache.
Në gaming AMD duket mjaft optimist kur krahason 9950X3D dhe Core Ultra 9 285K. Kompania pretendon se procesori i saj është mesatarisht 20 përqind më i shpejtë ndërsa në lojëra si Far Cry 6 apo Watch:Dogs Legion diferencat rriten deri në 60 përqind.
Krahasuar me modelin e kaluar Ryzen 9 7950X3D, çipi është 8 përqind më i shpejtë në 1080p. Por dobësia e çipeve X3D ka qenë performanca në aplikacionet produktive. Frekuenca më e lartë e Ryzen 9 9950X3D duhet ta ndihmojë me këtë aplikacione.
Dhe AMD thotë se ka një avantazh prej 10 përqind në Adobe Premiere, Adobe Photoshop apo Cinebench 2024.