Ballina Arritje Teknologji Procesori i iPhone 16 Pro dhe 16 Pro Max është po aq...

Procesori i iPhone 16 Pro dhe 16 Pro Max është po aq i shpejtë sa procesori për laptopët MacBook

Me një rezultat prej 8492 pikësh, performanca e A18 Pro është e barabartë me çipin M1 të 2020-ës për laptopët MacBook dhe kompjuterin Mac Mini.

Një prej testimeve të para të çipit A18 Pro në iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max është publikuar në uebsajtin e GeekBench 6.

Testimi me një bërthamë tregon se A18 Pro është 18 përqind më i shpejtë sesa A17 Pro. Gjatë evenimentit të prezantimit të iPhone 16, Apple tha se A18 Pro është 15 përqind më i shpejtë sesa çipi A17 Pro që fuqizon linjën iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max.

Këto janë rezultatet e publikuara të GeekBench:

  • A18 Pro me një bërthamë: 3,409 pikë (+18%)
  • A17 Pro me një bërthamë: 2,896 pikë
  • A18 Pro me të gjitha bërthamat: 8,492 pikë (+18%)
  • A17 Pro me të gjitha bërthamat: 7,192 pikë

Me një rezultat prej 8492 pikësh, performanca e A18 Pro është e barabartë me çipin M1 të 2020-ës për laptopët MacBook dhe kompjuterin Mac Mini.

Në përgjithësi, iPhone-ët e fundit ofrojnë përfitime modeste të performancës nga viti në vit në krahasim me modelet e mëparshme, siç ndodh zakonisht.

Me çipin A18 Pro, Apple tha se iPhone vazhdon të ketë procesorin më të shpejtë vendosur në një smartfon.

Exit mobile version