Kompania prezantoi ditën e sotme tre çipe të reja mobile me performancë të shtuar. Snapdragon 695 është padyshim ai që ka më së shumti rëndësi.
Tashmë që telefonët 5G kanë kosto më të përballueshme, Qualcomm dëshiron që ti bëjë të disponueshëm për më shumë përdorues.
Kompania prezantoi ditën e sotme tre çipe të reja mobile me performancë të shtuar. Snapdragon 695 është padyshim ai që ka më së shumti rëndësi.
Bazuar në arkitekturën 6-nanometër, procesori sjell teknologjinë 5G mmWave duke mundësuar shpejtësi gigabitëshe por edhe 30% grafika më të fuqishme dhe 15% procesor më të shpejtë.
Telefoni juaj i ardhshëm i rangut të mesëm kështu do të jetë më i përshtatshëm për gaming apo shkarkime. Snapdragon 480 Plus dhe 778G Plus janë pasardhësit e Snapdragon 480 dhe 778G.
Ato kanë performancë më të lartë procesorike dhe grafike po jo ndonjë dallim të madh. Së fundi Qualcomm zbuloi një çip LTE, Snapdragon 680 pa teknologjinë 5G por me të njëjtat detaje të Snapdragon 695.
Katër çipet e reja do të përdoren në smartfonët Xiaomi, Oppo, Vivo, Nokia, Motorola dhe Honor. /PCWorld Albanian