Ballina Arritje Teknologji Procesorët e rinj desktop të Intel debutojnë më 10 Tetor

Procesorët e rinj desktop të Intel debutojnë më 10 Tetor

Data e debutimit të Arrow Lake-S u zbulua nga një burim Kinez quajtur Benchlife dhe sipas tij janë 14 modele të ndryshme procesorësh ndarë mes tre familjeve Core Ultra 9, Core Ultra 7 dhe Core Ultra 5.

Intel planifikon të lançojë procesorët e rinj desktop, të quajtur Arrow Lake-S më 10 Tetor. Seritë e reja Core Ultra 200 do të ndjekin debutimin Ryzen 9000 të AMD nxjerrë në treg pak ditë më parë.

Megjithatë në të njëjtën periudhë që Intel do të sjellë modelet e reja, AMD do të lançojë seritë dedikuar gaming 3D V-Cache.

Data e debutimit të Arrow Lake-S u zbulua nga një burim Kinez quajtur Benchlife dhe sipas tij janë 14 modele të ndryshme procesorësh ndarë mes tre familjeve Core Ultra 9, Core Ultra 7 dhe Core Ultra 5.

Procesori më i fuqishëm Core Ultra 9 285K ka specifika të ngjashme me mdoelin e kaluar me 8 bërthama P dhe 16 bërthama E dhe gjasat që Intel të rrisë numrin e bërthamave përtej 24 janë të vogla.

Frekuenca maksimale që mund të arrihet është 5.7Ghz me teknologjinë Thermal Velocity Boost e cila është më e ulët sesa Core 9-14900K dhe Core i9-14900KS të gjeneratës së kaluar të cilët kanë frekuencë 6Ghz dhe 6.2Ghz respektivisht.

Por në brendësi të tyre është një arkitekturë e re e cila sjell përfitime të performancës ndërsa numri i bërthamave dhe frekuenca tregojnë vetëm njërën anë të historisë.

Exit mobile version