Rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën është pozitiv.
Por cilët janë hapat deri tek vendimi përfundimtar për heqjen e vizave?
Këta janë hapat e mëtutjeshëm:
1. Parlamenti Evropian: Mandatimi nga Komisioni LIBE, të drejtat civile,drejtësi dhe mandat për fillimin e negociatave me Këshillin)
2. Këshilli: Miratimi i pozicionit negociues në Këshill
3. KE/PE/KBE/: Pajtim në mes të Këshillit dhe PE, Trialogue
4. Parlamenti Evropian: Votimi në Seancë Plenare të Parlamentit Evropian
5. Këshilli: Miratimi nga Ambasadorët COREPER II
6. Këshilli : Miratimi nga Këshilli i Ministrave me shumicë te kualifikuar apo ajo që quhet shumicë e dyfishtë 55% te vendeve anëtare(16vende),që përfaqëson të paktën 65% te popullsisë se BE-së(328mil nga 505)
7. Ceremonia e nënshkrimit
8. Publikimi në Gazetën Zyrtare të BE-së
9. Hyrja në fuqi
Sa për informim më të detajuar, që nga marrja e mandatit nga Komisioni LIBE, deri tek hyrja në fuqi e propozimit për ndryshimin e rregullores 539/2001 të BE, për Gjeorgjinë ka marr 6 muaj ndërsa për Ukrainën 9 muaj.
Mos të harrojmë një gjë sundimi i së drejtës është kryefjala e rrugëtimit tonë në BE.
Me poshtë mund te gjeni kohëzgjatjen e procesit te liberalizimit te vizave te vendeve tjera nga rekomandimi e deri tek vendimi për heqjen e vizave./Mesazhi.com/