Policia londineze kohët e fundit po përballet me një nivel të ri kriminaliteti, të cilët vështirë edhe se mund t’i identifikojë.
Janë mbi 3 mijë krime të raportuar vetëm në Londrën veriore, të kryera nga persona që lëvizin me motorë.
Krimet janë nga më të ndryshmit, nga vjedhjet e çantave apo dyqaneve, tek sulmet fizike pa arsye apo lagia me acid të këmbësorëve.
Është ky lloj kriminaliteti, që po terrorizon edhe familjet në rrugë shkruan Daily Mail, që ndër të tjera ngre pyetjen edhe se “A mund t’i ndalojë njeri këta përbindësha”.