Ballina Jeta Shëndetësi Problemet shëndetësore që shkakton gjumi i tepërt

Problemet shëndetësore që shkakton gjumi i tepërt

 

Michael Irwin, profesor në Shkollën e Mjekësisë në Jutah (SHBA), është i bindur se të flesh shumë do të thotë t’i shkaktosh vetes sëmundje.

Rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Kur fle shumë, rrezikon zemrën. Të flesh më shumë se 8 orë në ditë rrit mundësinë e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 34%.

Femrat janë të prirura të flenë më shumë sesa meshkujt dhe kjo i bën më të rrezikuara.

Shkakton probleme me peshën

Shumë studime kanë treguar se njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm, janë më të shëndoshë.

E njëjta gjë mund të thuhet me ata që flenë më shumë seç duhet.

Kur fle, nuk je në lëvizje dhe për këtë arsye ka më shumë mundësi të shtosh në peshë, pasi duke fjetur nuk djeg kalori.

Mund të zhvilloni diabet

Shumë gjumë mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak. Glukoza e lartë rrit rrezikun e diabetit.

Rrezikoni vdekje të parakohshme

Është e frikshme, por e vërtetë. Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që flenë më shumë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme.

Kjo sepse diabeti dhe sëmundjet e zemrës njihen si shkurtues jete./Mesazhi/

Exit mobile version