Ballina Jeta Shëndetësi Problemet shëndetësore që fshihen pas mpirjes së gishtave

Problemet shëndetësore që fshihen pas mpirjes së gishtave

A ju ndodh të ndieni gishtat, apo krahun të mpirë? Nëse po atëherë duhet të dini se kjo ka disa arsye pse ndodh. Mpirja vjen si pasojë e lodhjes kur keni aktivitet fizik, por kur juve keni pushuar dhe keni dhimbje, atëherë mund të keni ndojë problem shëndetësor për të cilin duhet të bëni kujdes.

Janë disa sinjale që trupi jep nëse juve ndjeni mpirje.

Lodhje- Kur ngremë pesha të rënda dhe i mbajmë duart në pozicione të parehatshme rrisim presionin në nervat të cilat ndodhen në sipërfaqe të lëkurës. Kjo më pas shkakton ndjesinë e mpirjes. Ajo që duhet të bëni është një gjumë i mire si dhe ti jepni kohë trupit tuaj të pushojë.

Mungesë vitaminash- Mungesa e vitaminave (të tilla si E, B1, B6 dhe B12) mund të shkaktojë shpesh ndjesinë e mpirjes te gishtat në dorën e majtë ose në këmbën e majtë. Përpiquni t’i siguroni trupit tuaj gjithe balancën e nevojshme të vitaminave.

Dëmtime në shpinë- Duket e pabesueshme por në fakt edhe problemet e shpinës zakonisht shfaqen me anë të mpirjes te gishtat e vegjël të dorës së majtë. Ky është rezultat i cili vjen pasi fijeve nervore u është shkaktuar shumë trysni. Përpiquni të praktikoni joga, ushtrime gjimnastikore ose not.

Diabeti- Një nga shenjat e para të diabetit është ndjesia e mpirjes që vjen nga këmbët deri te krahët. Kjo ndodh për shkak të reduktimit të qarkullimit të gjakut në zona të caktuara dhe për shkak të dëmtimeve të fijeve nervore./tesheshi.com/

Exit mobile version