Problemet në skuadër, Perez paralajmëron blerje në janar

Skuadra e Real Madridit zakonisht nuk bën blerje gjatë afatit kalimtar të janarit, por në vitin 2025 pritet të thyhet ky akull.

Ekipi i Carlo Ancelottit po përballet me disa probleme me lëndime gjatë këtij sezoni, madje e ka humbur mbrojtësin e krahut të djathtë, Dani Carvajalin dhe momentalisht s’ka asnjë lojtar që e zëvendëson atë.

Fabrizio Romano raporton se Real Madridi është duke planifikuar të bëjë dy blerje gjatë vitit 2025. Një mbrojtës i krahut të djathtë dhe një mbrojtës qëndror, por nuk flitet për asnjë emër momentalisht.

Skuadra spanjolle gjatë këtij fillimi të edicionit të ri ka pasur rezultate negative, duke përfshirë dy humbje në Champions League dhe një humbje turpëruese nga Barcelona në La Liga./