Problemet me furnizimin me procesorë dhe karta grafike mund të vijojnë deri në 2022

 

Prodhuesit e çipeve po vuajnë nga probleme me furnizimin të cilat nuk do të zgjidhen deri viti e ardhshëm sipas një raporti të fundit.

MarketWatch duke u bazuar në disa analistë dhe furnizimin aktual beson se problemet me këtë industri të goditur rëndë nga Covid-19 do të vijojnë pa harruar këtu edhe luftën tregtare SHBA-Kinë.

Harlan Sur, një analist i JP Morgan, tha se kompanitë aktualisht po bëjnë dërgesa të cilat janë 10 deri në 30% më të ulëta sesa kërkesa aktuale dhe do të duhen të paktën 3-4 tre mujor për stabilizimin e zinxhirit furnizues.

Një tjetër analist, Christopher Rolland pranë kompanisë Susquehanna, u citua nga raporti të thënë se problemet me furnizimin do të vijojnë akoma më keq në Pranverë.

Më të goditurit nga ky furnizimin kanë qenë seritë Ryzen 5000 të AMD dhe kartat grafike RTX 3000 të Nvidia.

Fituesit e kësaj janë individë apo entitete të cilat blejnë produktet dhe i rishesin ato me çmimet super të larta në platforma online si eBay. /PCWorld Albanian