Pritjet të Dheu i Bardhë dhe në Merdarë deri në një orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pritje për të hyrë në Kosovë të Dheu i Bardhë dhe në Merdarë, po zgjasin deri në 50 minuta.

Ndërkaq për të dalë, pritje deri në 50 minuta ka te Dheu i Bardhë, ndërsa në Merdarë 20 deri 25 minuta.

Ndërsa në pikat tjera kolona nuk ka, ndërsa pritjet janë 03-05 minuta.