Pritjes 30 vjeçare po i vjen fundi, Liverpool sonte mund të shpallet kampion i Premierligës

Përballja mes Chelseas dhe Manchester Cityt, për tifozët e Liverpool, nuk është thjeshtë një ndeshje e radhës në Premierligë.

‘The Reds’, sot mund të shpallen kampion të Premierligës pas pritjes së gjatë 30 vjeçare.

Për të ndodhur kjo, Chelsea duhet të barazojë ose të mposht Manchester Cityn në ‘Stamford Bridge’, në ndeshjen që fillon nga ora 21:15.

Cilido rezultat përveç fitores së Manchester Cityt, e kurorëzon me titull Liverpoolin, shtatë xhiro para përfundimit të sezonit.

Nëse Manchester City fiton në udhëtim ndaj Chelsea, Liverpool do të ketë mundësi që festën e titullit ta bëjë në ‘Etihad Stadium’, kur xhiron tjetër janë mysafir të skuadrës së Pep Guardiolas.