Pritje deri në një orë për të dalë nga Kosova te Dheu i Bardhë

Deri në një orë janë duke zgjatur pritet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar sot, (e premte) pas orës 8:00 kolona atje është rreth 300 metra.

Në Merdar pritjet janë duke zgjatur deri në 20 minuta.

Në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje.