Ballina Ekonomi Pritet hapja e Aeroportit të Prishtinës, këto janë masat që udhëtarët janë...

Pritet hapja e Aeroportit të Prishtinës, këto janë masat që udhëtarët janë të obliguar t’i zbatojnë

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, sot kanë folur në një konferencë për media ku kanë shpalosur detaje rreth masave që do të merren pas rifunksionalizimit të fluturimeve.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara  para mediave tha se përpos dezinfektimit të të gjitha pajisjeve,  secilit udhëtar në nisje do t’i matet temperature, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, Garaj bëri të ditur se do t’i kushtohet kujdes i veçantë edhe  mbajtjes së distancës dhe vënies së maskave.

“Sa i përket masave përpos dezinfketimit të automjeteve, ne në bazë të rregullave kemi vënë po ashtu masat për aeroport. Nënkupton që vetëm udhëtarët që udhëtojnë do të lejohen të hyjnë në terminal. Secili udhëtar në nisje do t’i matet temperatura, dhe në rast të temperaturës së lartë do të njoftohet IKSHP.  Udhëtarët do të mbajnë distancën 1.5 metër, ku kemi vendosur të gjithë shenjat. Sa i përket hapësirave pritëse në terminal, kemi aranzhuar edhe ulëse që udhëtarët mos të ulen përballë. Udhëtarët pa maska nuk do të lejohen të hyjnë  pa maska. Në hyrje të terminalit janë vënë pajisje ku do të dezinfektohen rrobat e tyre. Vetëm udhëtarët që kanë nevojë për shoqërues do të shoqërohen deri tek hapësira e sportelit”, tha Garaj.

Garaj tha se shpreson që Aeroporti i Prishtinës të hapet së shpejti me një vendim të qeverisë.

“Ne jemi operativ, jemi të hapur, mirëpo me lejimin e fluturimeve në arritje besoj që do jemi plotësisht operativ. Besojmë se së shpejti do të hapet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës”, ka thënë ajo.

Zëdhënësja e Aeroportit po ashtu bëri të ditur se rreth 700 mijë udhëtarë janë prekur nga pandemia në aeroportin e Prishtinës.

“Sic e dini prioriteti ynë është siguria, prandaj edhe në  bazë të rekomandimeve ne kemi përgatitur edhe udhëzimet për procesimin e udhëtarëve. Deri tani, kemi pasur në ndikim në numër të udhëtarëve, ku rreth 700 mijë udhëtarëve ju është pamundësuar që t’i procesojnë udhëtimet e tyre. Nga virusi COVID-19, të gjithë industritë kanë pasur ndikime negative. Edhe industria e aviacionit ka pasur një rënie të fluturimeve normale”, tha ajo.

Exit mobile version